Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi me makinë të miturin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi me makinë të miturin dhe u largua nga vendngjarja,
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka përplasur një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se është arrestuar 33-vjeçari me ininciale F.A. Ky shtetas teksa ishte duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur një 10-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, teksa i mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese