Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe “ia mbathi”, procedohet në gjendje të lirë 28-vjeçari në Shkodër! I mituri dërgohet te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe “ia mbathi”,
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë mësohet se në lagjen “Qemal Stafa” një 28-vjeçare me ininciale O.M, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur një 12-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se 28-vjeçari menjëherë u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i mituri u nis me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, lidhur me shoferin e mjetit policia ka nisur hetimet dhe e ka proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur këmbësorin, shtetasin e mitur 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. 12 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese