Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplaset mjeti me turistët në Pogradec, ka të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Përplaset mjeti me turistët në Pogradec, ka të plagosur
Pamje nga aksidenti

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte në njërin nga mjetet. Sipas informaconeve mësohet se dy të plagosurit që ndodheshin në të njëjtin mjet ishin turistë.

Sakaq, deri më tani dyshohet se njëri prej drejtesve të mjeteve ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen "kokë më kokë".

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë priten më tepër detaje në orët në vijim si dhe një reagim zyrtar nga blutë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed