Hapësire reklamuese


Aktualitet

Përplasën me makinë rojen e parkingut në Krujë, arrestohet turku 23-vjeçar, nën procedim shoku i tij

Shkruar nga Newsbomb
Përplasën me makinë rojen e parkingut në Krujë,
Pamje nga vendngjarja

Është arrestuar një nga shtetasit turq, me iniciale Y. K., 23 vjeç, të cilët përplasën me makinë rojen e parkingut në Krujë, shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë bashkëpunëtori i tij R. S., 23 vjeç, pasagjer në automjet, është duke u proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, 62-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi turk Y. K., 23 vjeç u arrestua në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç, pasagjer në automjet, për moskallëzim krimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese