
Foto nga aksidenti
Një aksident masiv është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër makina.
Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, ku mes tyre dhe disa fëmijë. Personat e plagosur ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.
Sondazh
Poll