
Foto ilustruese
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku janë përplasur dy makina. Aksidenti ka ndodhur pranë urës së Zogut në Milot.
Si pasojë e përplasjes së fortë të dy makinave, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sondazh
Poll