
Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen pranë zonës së ish-Uzinës së Rubikut, ku janë përplasur dy makina.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.
Të plagosurit janë dërguar për në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sondazh
Poll