Turi i çiklistëve është kthyer në makth, për shkak të një indicenti të ndodhur gjatë garës së sotme.
Tre çiklistë janë përplasur në aksin rrugor Kuç-Qeparo teksa po zhvillonin etapën e katërt të turit. Për pasojë 3 persona janë shoqëruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
"Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit," njoftoi policia.
Edicioni i 81-të i çiklizmit filloi më datë 20 të këtij muaji nga sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë, ndërsa sot në etapën e parafundit të garës, po ngjisnin Llogaranë, në një distancë prej 144.9 kilometrash.
Etapa e fundit do të nisë në Vlorë e do të përfundojë në Fier, në një distancë prej 122.7 kilometarsh. Garat vlejnë gjithashtu për Olimpiadën e Parisit, ndërsa turi çiklistik i Shqipërisë njihet edhe nga federata ndërkombëtare.