Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 61-vjeçari me ininciale B.S është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë mbeti i plagosur një i mitur, si dhe u shkaktuan dëme materiale në tre automjetet e parkuara.
“Procedohet penalisht shtetasi B. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë një shtetas i mitur, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në 3 automjete të parkuara", njofton policia.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Poll