Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasen automjetet në aksin Pogradec-Drilon, plagosen 4 persona

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen automjetet në aksin Pogradec-Drilon, plagosen 4 persona
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Pogradec-Drilon. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Dy drejtuesit e automjeteve shtetësja N.S  dhe shtetasi N.M si dhe dy pasagjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia njofton se me drejtuesit e automjeteve do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:  

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese