Një shtetas 33-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet nga një e re se e përndiqte. E reja 20-vjeçare ka kallëzuar në Komisariatin nr. 1 këtë shtetas pasi e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
“Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasin 33 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 20-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”
Sondazh
Poll