Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përndiqte një vajzë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, tentoi t'i arratisej policisë duke u hedhur nga lartësia

Shkruar nga Newsbomb
Përndiqte një vajzë në Tiranë, arrestohet
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë për një kohë të gjatë.

Sipas autoriteteve shtetasi F.V., banues në Kamëz, ka tentuar të largohet kur është vënë në ndjekje nga policia, dhe gjatë kësaj tentative, dyshohet se është hedhur nga një lartësi. Aktualisht 37 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ai është dërguar menjëherë në spital për trajtim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të ditur se materiali hetimor është kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme. Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese