Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përndiqte ish-bashkëshorten dhe kërcënonte me mesazhe djalin e mitur, arrestohet 34-vjeçari në Vaqarr

Shkruar nga Newsbomb

Përndiqte ish-bashkëshorten dhe kërcënonte me mesazhe djalin

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar nga Vaqarri pasi akuzohet për përndjekje dhe kërcënime në familje.

34-vjeçari u arrestua pas kallëzimit nga ish-bashkëshortja e tij pasi në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur si dhe ka kërcënuar përmes sms djalin e tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese