Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përndiqte dhe kanoste të miturën për t’i marrë para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Përndiqte dhe kanoste të miturën për t’i marrë
Komisariati Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 35-vjeçar, pas denoncimit të familjarëve të një të miture, e cila ishte viktimë e përndjekjes dhe kanosjes për qëllime përfitimi financiar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasin Erlin Guce, banues në Sarandë.

Sipas denoncimit të familjarëve dhe provave të mbledhura gjatë hetimit, Guçe dyshohet se ka përndjekur të miturën për rreth një vit. Ai akuzohet se, përmes kërcënimeve të vazhdueshme, i ka marrë asaj një shumë të konsiderueshme parash.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Policia bën me dije se hetimet për rastin vijojnë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale të të ndaluarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese