Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmirësohet situata nga moti i keq, rifillojnë mësimin 20 shkolla në qarkun e Kukësit

Shkruar nga Newsbomb

Përmirësohet situata nga moti i keq, rifillojnë mësimin 20

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka njoftuar se procesi mësimor do të rifillojë normalisht pas dy ditësh pezullim për shkak të kushteve të motit të keq.

Nesër, mësimi do të rinisë në 20 shkollat e zonave rurale të Qarkut të Kukësit, pas ndërprerjes që shkaktoi bora e dendur dhe bllokimi i rrugëve.

Pasi reshjet e borës kanë ndaluar dhe rrugët në fshatrat e bllokuar janë hapur, është vendosur që procesi mësimor të vazhdojë në shkollat e këtyre zonave. Ministria e Arsimit kishte vendosur pezullimin e mësimit për ditët e hënë dhe të martë për shkak të kushteve të vështira të motit, duke ndikuar kryesisht në zonat rurale, ku bora mbuloi rrugët dhe shkaktoi bllokime të mëdha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese