Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmirësohet situata e zjarrit në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: S’ka më rrezik për banorët dhe banesat

Shkruar nga Newsbomb
Përmirësohet situata e zjarrit në Dropull, Ministria e Mbrojtjes:
Puna per shuarjen e zjarrit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se pas punës së pandërprerë të forcave në terren dhe nga ajri ka përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në bashkinë Dropull.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon ende si pasojë e ndryshimit të shpejtësisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar vijojnë mbështetjen e tyre, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA. Situata po ndiqet nga afër edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkoi edhe mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, nga i cili ofruan ndihmën e tyre tre shtete. Pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.

Postimi i plotë i Peleshit:

Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren dhe nga ajri ka përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në bashkinë Dropull dhe në fshatin #Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon ende si pasojë e ndryshimit të shpejtesisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar vijojnë mbështetjen e tyre, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA. Situata po ndiqet nga afër edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkoi edhe mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, nga i cili ofruan ndihmën e tyre tre shtete. Pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese