Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmirësimi i kushteve të motit në vend, Ministria e Arsimit: Pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor vijon vetëm në 17 shkolla

Shkruar nga Zhuljeta Llani
Përmirësimi i kushteve të motit në vend, Ministria e
Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë sot njoftimin e rëndësishëm në lidhje me procesin mësimor në të gjitha shkollat e vendit. Pas përmisimit të kushteve të motit, ministria bën me dije se ka nisur mësimi në shumë shkolla, ndërsa pezullimi i përkohshëmvijon në 17 shkolla. 

Ministria njofton më tej se situata në përgjithësi po shkon drejt përmisimit dhe problematike mbetet vetëm në disa zona si Dibër, Klos, Mirditë, Pogradec, etj. Mësohet se në këto zona kushtet e motit e bëjnë ende të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

Shkollat ku është pezulluar përkohësisht mësimi janë si vijon:

1. Shkolla 9- vjeçare Selishte, Dibër
2. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani”, Lishan i Poshtëm, Dibër
3. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
4. Shkolla 9- vjeçare “Shemsi Haka” Dibër
5. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Miftar Krrashi” Arras, Dibër
6. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nikoll Kaçorri” Lurë, Dibër
7. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
8. Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër- Klos
9. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndrec Ndue Gjoka” Fan, Mirditë
10. Shkolla 9- vjeçare “Zenel Bastari” Tiranë
11. Shkolla 9-vjeçare “Vilëz” Tiranë
12. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
13. Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
14. Shkolla 9-vjeçare “Ramë Karagjozi” Qerret, Elbasan
15. Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
16. Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu” Mollagjesh, Elbasan
17. Shkolla e Bashkuar “Ibrahim Ceka” Funar, Elbasan.

Gjatë fundjavës dhe ditët e para të javës zonat veriore, qendrore dhe juglindje të vendit u përfshinë nga reshje dëbore dhe ulje temperaturash, duke sjellë edhe vështirësi për zhvillimin e rregullt të procesit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore pezulloi përkohësisht procesi mësimor në disa shkolla, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e mësimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese