Pas përmbytjeve në të gjithë vendin nga reshjet e dendura të shiut, Forcave të Armatosura kanë dalë në terren.
Forcave të Armatosura kanë zbritur me mjete të posaçme në terren dhe krah atyre të emergjencave civile dhe zjarrfikësve, ata kanë bërë të mundur evakuimin e 33 familjeve në Vlorë.
Ndër ta, një çift farmacistësh janë evakuuar nga biznesi i tyre në qytet, pasi kishin mbetur të bllokuar prej disa orësh.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.
Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.
Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.
Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim.