Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Përmbyti” Britaninë me kokainë, pritet të vijë në Shqipëri bosi shqiptar i drogës

Shkruar nga Newsbomb
“Përmbyti” Britaninë me kokainë, pritet të
Erald Mema

Erald Mema, i cilësuar edhe si bosi i krimit që “përmbyti” me kokainë Britaninë e Madhe do të riatdhesohet në Shqipëri.

39-vjeçari shqiptar, i cili u dënua me 25 vite burg për rolin e tij në operacionin “enorm” të kontrabandës, do të vuajë më pak se gjysmën e dënimit pasi do të transferohet në një burg shqiptar.

Mema konsiderohet nga të huajt si një nga 40 kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë të dënuar në Angli. Ai është përzgjedhur për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vendin e tij, sipas një marrëveshjeje në të cilën Britania e Madhe po i paguan Shqipërisë më shumë se 4 milionë paund për t'i rikthyer ata.

Mema u dënua në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në vitin 2018 për kontrabandë kokaine me vlerë miliona paund në Mbretërinë e Bashkuar si bos i një grupi të krimit të organizuar për të cilin gjyqtari tha se "përfitoi masivisht nga ai që ishte një operacion i madh droge".

“Përmbyti” Britaninë me kokainë, pritet të
Paratë e sekuestruara nga policia gjatë hetimeve për bandën e Memës

Ai do të transferohet në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të firmosur nga dy vendet, për të trajtuar mbipopullimin e burgjeve duke lejuar deri në 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë, duke përfshirë vrasës, përdhunues dhe baronë të drogës , të përfundonin dënimet e tyre në vend.

Sipas marrëveshjes, dënimet e dhëna për kriminelët në Mbretërinë e Bashkuar duhet të përputhen me politikën penale shqiptare, e cila mbart vetëm një dënim maksimal prej 15 vitesh burg për tregtarët e drogës si Mema. Nëse do të kishte mbetur në Britani, 39-vjeçari shqiptar do të lirohej në gjysmë të dënimit 25-vjeçar. Megjithatë, transferimi i tij do të thotë se ai mund të vuajë vetëm 10 vite burg dhe Gjykata t’i japë atij lirim me kusht.

Skema e transferimit të burgosurve me Shqipërinë u lançua për të reduktuar numrin e të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e masave për të trajtuar krizën e mbipopullimit mes frikës se burgjeve mund t'i mbarojë hapësira e lirë. Më shumë se 10,000 shtetas të huaj  mbahen aktualisht në burgjet në Angli dhe Uells, me shqiptarët që përbëjnë kontigjentin më të madh me 1,323 të burgosur aktualisht.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i jep Shqipërisë 5 milionë euro (4.3 milionë £) për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet rehabilituese dhe trajnimin e rojeve. Kjo vjen mbi 36,50 euro në ditë për të burgosur për të gjithë kohëzgjatjen e dënimit të tyre, të cilat Ministria e Drejtësisë vlerëson se do të kushtojë 4 milionë paund në vit nëse transferohen të 200 të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese