
Pamje nga permbytjet
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje në dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Kurbinit, duke vënë në rrezik prodhimet bujqësore dhe duke shkaktuar humbje për fermerët.
Sipas banorëve të fshatit Fushë-Milot dhe Lap, shkaku kryesor i këtij incidenti është mos pastrimi i kanaleve kulluese që e ka çuar në bllokimin e ujërave dhe përmbytjen e tokave. Një nga pasojat e përmbytjes kanë qenë dhe ngordhja e bagëtive të imta të një fermeri.
Banorët e fshatrave raportojnë se përmbytjet janë kthyer në një fenomen i përsëritur çdo vit si pasojë e reshjeve të shiut por asnjëherë nuk janë dëmshpërblyer për humbjet e shkaktuara.
Sondazh
Poll