
Në prag të përfundimit të vitit 2024, përfaqësuesit e profesioneve të lira, të udhëhequr nga Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatisë, dhe Tedi Malaveci, kryetar i Dhomës së Përmbarimit, organizuan një forum të përbashkët. Në këtë takim, u vendosën bazat për krijimin e një unioni të profesioneve të lira, i cili do të mbrojë interesat e tyre në Shqipëri.
Pak ditë më parë, në Asamblenë e Përgjithshme, përmbaruesit privatë i bënë thirrje qeverisë për reflektim mbi të drejtat e tyre, duke paralajmëruar bojkot të profesionit nëse nuk përmbushen kërkesat për tarifa të drejta.
Sot, Dhoma e Përmbarimit ka publikuar një analizë të gjatë, ku kritikon një aleancë të dyshimtë mes qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë. Sipas analizës, një kredi prej 250 milionë eurosh, e planifikuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë profesionet e lira, është devijuar nga qeveria. Në vend që fondet të shkonin për përkrahjen e këtyre sektorëve, ato janë ridrejtuar për projekte bujqësore në zonat malore.
Përmbaruesit dhe profesionistët e tjerë të lirë e shohin këtë vendim si një goditje ndaj interesave të tyre dhe një pengesë për zhvillimin e sektorit. Ata shprehen se me politika të tilla, qeveria rrezikon të humbasë besimin e profesionistëve të lirë dhe të dëmtojë ekonominë e vendit.
Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje dhe debate të shumta mbi prioritetet dhe transparencën e qeverisë në administrimin e fondeve publike.
Nw njw postim tw gjatw tw bwrw nw kanalin zyrtar nw facebook “Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë'”, shkruhej:
“KREDIA E MALEVE - RISI E RE NGA ALEANCA E VJETËR
Më 6 shkurt 2025, Banka e Shqipërisë organizoi një tryezë diskutimi me temë “Kreditimi i sektorit bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”, nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama, Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zj. Anila Denaj dhe Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj.”
Sapo lexon këtë njoftim për shtyp, pyetja e parë që të vjen në mendje është: A duhet të jetë e pavarur Banka Qendrore? A është ajo në fakt?!
Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë" dhe statuti i Bankës së Shqipërisë qartësisht shprehen për pavarësinë e saj:
• Banka e Shqipërisë përgjigjet para Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
• Banka e Shqipërisë, brenda kompetencave të përcaktuara në këtë ligj, është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cenuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.
Edhe kërkesat e Bashkimit Europian, në të cilin aspirojmë të jemi anëtarë në vitin 2030, si dhe Banka Qendrore Europiane shprehet: “Pavarësia është një element jetësor për suksesin e çdo banke qendrore. Në përputhje me Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian, Eurosistemi gëzon pavarësi të plotë në zbatimin e funksioneve të veta: as Banka Qendrore Evropiane, as bankat qendrore kombëtare të Eurosistemit, as edhe ndonjë anëtar i organeve vendimmarrëse të tyre nuk kërkon apo merr udhëzime nga të tjerë. Institucionet e Komunitetit Evropian dhe qeveritë e shteteve anëtare janë të detyruara ta respektojnë këtë parim dhe nuk duhet të përpiqen të ndikojnë anëtarët e organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane apo të bankave qendrore kombëtare.”
Po në realitetin tonë si është Banka e Shqipërisë; e varur, e pavarur apo nuk e kanë “varur” akoma?
Banka Qendrore varet nga një grup faktorësh të ndryshëm, duke filluar nga pavarësia që asaj i njihet me ligj dhe, duke marrë në konsideratë deri edhe personalitetin dhe reputacionin e drejtuesve të saj, pa harruar traditat dhe mentalitetin e një vendi të caktuar. Këtu jemi në Shqipëri.
Pavarësia ligjore nënkupton pavarësinë që një banke i njihet me ligj apo në statutin e saj, të cilat edhe në legjislacionin tonë i kemi përfshirë. Pavarësia ligjore në vetvete ka dy komponentë: pavarësinë politike dhe atë ekonomike. E para lidhet me pavarësinë që i sanksionon ligji një banke qendrore nga ndërhyrjet politike në ndjekjen e objektivit apo objektivave kryesorë. E dyta shpreh pavarësinë që i njeh ligji nga ndërhyrjet e qeverisë. Pavarësia ligjore ka edhe përbërës të tjerë të tillë si pavarësia në hartimin e politikave, pavarësia e instrumenteve që përdor dhe ajo e personelit. E thënë ndryshe, sa e pavarur është Banka Qendrore të hartojë vetë politikat apo jo, sa e pavarur është në zbatimin e poli-tikave që i harton vetë dhe sa e pavarur është banka në rekrutimin e stafit drejtues të saj dhe a ndërhyhet nga qeveria në këtë çështje.
Pavarësi? Duket sikur këtë fjalë Banka e Shqipërisë e lidh vetëm me datën 28 nëntor 1912 dhe mëvetësinë institucionale nga Qeveria, të qenët e panënshtruar dhe e pavarur prej saj, nuk e njeh. Por pavarësia reale e bankës qendrore nuk ka vetëm rëndësi formale - ligjore, sepse ajo është jetike për të gjithë ne. Mbushja e personelit me “politikë” dhe zhytja e “politikës” bashkë me “drejtësinë” në per-sonelin e bankës qendrore, është fatale.
Ndërsa dalja e Bankës Qendrore, krah Shkëlqesisë së Tij, sa herë duhet lëvduar turizmi, ekonomia dhe vetë qeveria, është më tepër se fatale. Është banale!
Përse?
Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” synon të sigurojë pavarësinë institucionale, reale dhe formale të bankës qendrore në funksion të objektivit të saj kryesor: arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve si dhe të një niveli të ulët të inflacionit.
Është fakt i gjithëpranuar se “bankat qendrore të pavarura shoqërohen me nivel më të ulët inflacioni”. Këtë devizë e mbrojnë shumë ekspertë të financave dhe studiues të ekonomisë, madje, ata janë përpjekur t’i shpjegojnë publikut korrelacionet midis treguesve të pavarësisë së bankës qendrore dhe nivelit të ulët të inflacionit.
Një nivel i lartë i borxhit të jashtëm (siç është vendi ynë) rrit shpenzimet e qeverisjes. Kjo bën që të rritet dhe presioni politik mbi bankën qendrore për të rritur inflacionin në mënyrë që të zbuten ku-fizimet e imponuara nga të tilla borxhe, duke reduktuar në këtë mënyrë pavarësinë e bankës qendrore. Praktikisht, duke e varur – pavarësinë e Bankës së Shqipërisë – “prej këmbësh”.
Ne nuk jemi analfabetë funksionalë
Të gjithë profesionistët e lirë dhe, nuk janë pak por 29 000 mijë, u gëzuan nga një njoftim në mes të këtij janari që doli në faqen e Bankës së Shqipërisë.
Më datë 15 janar 2025 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi për:
“Miratimin e programit të financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm në Shqipëri dhe doku-mentacionit shoqërues. Programi i financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm (PFBVM) synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare, i cili mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme (BVM) që operojnë në Shqipëri. Ky program, i konceptuar brenda kornizës ligjore që rregullon ak-tivitetin e Bankës së Shqipërisë dhe parimeve të ekonomisë së tregut, synon përmirësimin e kushteve të financimit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme. Programi do të zbatohet nëpërmjet bankave tregtare që zhvillojnë veprimtari në Shqipëri dhe janë të licencuara, rregulluara dhe mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë.”
U gëzuan mjekët, inxhinierët, përmbaruesit dhe veterinerët, bashkë me fotografët, juristët, vlerësuesit dhe dentistët. Pasi aktiviteti i tyre u shkund në 2024, jo vetëm nga tatimi antikushtetues 15%, por edhe nga goditje të shumta të pavëmendjes shtetërore, një rreze drite shpëtimi doli në horizontin e tyre profesional: Banka e Shqipërisë njoftoi se do “dhuronte” për ta një buqetë 250 milionë euro, shifër e kënaqshme për të ringritur bizneset, pothuajse të rrënuara, si të tyret.
“Buqeta” 250 milionë euro do kalonte nëpër bankat e nivelit të dytë, e atje bizneset mund të merrnin deri në 250 mijë euro kredi me afat shlyerjeje jo më pak se 3 vite dhe normë interesi 2%, që nuk do t’i kalonte 3.5% nga afro 7.7% që ishte deri më tani.
Por, megjithëse programi u njoftua për financimin e biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, në takimin “konsultativ të Bankës së Shqipërisë me Kryeministrin”, ky financim u paraqit si “kreditimi i bujqësisë” dhe “reduktimi i varfërisë”?!
Guvernatori foli për fondin prej 25 miliardë lekësh të destinuar për të mbështetur kreditimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, fond që do shpërndahej te bizneset nëpërmjet bankave treg-tare dhe duke folur për bujqësinë vertikale dhe horizontale, i mëshoi premisës qeveritare për një qasje të re ndaj kreditimit në bujqësi.
Nga ana e tij, kryeministri, para se t’u tregonte bankierëve barcaletën e përhershme për “Shën Pie-trin”, foli për “thesin” 250 miliardësh që bankat do e hidhnin në krahë dhe do dilnin malit ta shpërn-danin për bujqësinë. Pra, ia kishte gjetur vendin buqetës 250 milionë euro për të cilën të gjithë jo-bujqit u gëzuan së koti. Kryeministri u tha bankierëve që qeveria kishte gati edhe “Paketën e Maleve”, për të ndihmuar jo vetëm fermerët por edhe bankierët e maleve.
Është e kuptueshme që qeveria jonë mendon që ne, bashkë me të gjithë shqiptarët, jemi analfabetë funksionalë, sepse këtë e kemi edhe damkë statistikore. Banka Botërore vërejti në një prezantim të fundit se të rinjtë shqiptarë janë analfabetë funksionalë në rreth 60%, nivel ky më i lartë se në rajon dhe, afërmendsh, në diferencë shumë më të lartë me vendet e tjera të BE-së. Askush s’merr vesh kurgjë, nuk kuptojnë, vetëm flisni…! Mjafton që populli të dëgjojë në TV e rrjete informacioni tog-fjalëshin “kredi me interesa shumë të ulëta” dhe fjalën “bujqësi” nga tre qeveritarë dhe ca bankierë që rrinë “gati-tu” para tyre, që misioni të quhet i kryer. Kaq duhet për propagandën parazgjedhore!
Përse pikërisht tani? Përse bujqësia? A mos vallë bujqit po kthehen nga kurbeti?
Me ndërprerjen e fondeve nga BE, për shkak të hetimit të fondeve IPARD nga OLAF, duhet lëvizur shpejt. Duhet një “kreditim i bujqësisë” për të punuar tokat dhe malet djerrë. E kush tjetër më mirë se Banka e Shqipërisë – seksion i Qeverisë mund ta bëjë këtë në mungesë të fondeve të BE-së, Bankës Botërore etj.?
BE-ja nuk ka përse çuditet me ne, aq më tepër me vëmendjen e papritur bankare-qeveritare për bu-jqësinë, sepse këtë nuk po e bën as me drejtësinë. E ku ka ndonjë shtet në BE që nuk ekzekuton vendimet e gjykatave të veta? Filluar nga ato kushtetuese.
Banka Qendrore në BE është e pavarur, sepse ka një arsye të jetë e tillë. Ajo rregullon qarkullimin e parave. Me instrumente të ndryshëm Banka Qendrore mund ta shtrenjtojë ose ta bëjë paranë më të lirë, shkurt: ajo është një institucion imponues në shtet dhe jo e kundërta si ndodh në Shqipëri. Këtë e dinë qeveritë në BE dhe kudo në Perëndim. Për këtë arsye, ato përpiqen (pa ia dalë dot) që të kenë ndikim apo sa më shumë kontroll mbi këto banka. Sepse kur një bankë qendrore ul interesat bankare një gjysmë viti para zgjedhjeve, kjo nga njëra anë mund ta stimulojë ekonominë, por nga ana tjetër, do të ishin më shumë para në dispozicion, interesat bankare do të binin – dhe në këtë mënyrë do të paguheshin më lehtë shpenzimet shtetërore. Paratë në formë “dhurate” para zgjedhjeve janë ëndërr për shumë politikanë.
Paketa e Maleve
Më 9 janar 2025, Qeveria miratoi projektligjin e quajtur "Paketa e Maleve", që synon zhvillimin ekonomik në zonat malore të vendit. Projektligji parashikon që, mes poseduesit jo pronar dhe qeverisë të firmoset një kontratë shitjeje me kusht sipas të cilit pronari merr certifikatën e pronësisë vetëm pasi realizon investimin e planifikuar. Do jepen për përdorim “badjava” toka, “pyll”, “kullota” dhe livadhe. Madje, projektligji parashikon kalimin e pronësisë mbi pasuritë shtetërore në zonat malore, të poseduara pa titull pronësie prej subjekteve private, në funksion të zhvillimit të tyre, për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike.
E gjithë paketa “alpine” do përdoret për agroturizmin malor, meqë në fusha, si tha para bankierëve kryeministri, “Reshjet janë pakësuar këto vitet e fundit, se dikur binin 3-4 muaj rresht”.
“Paketa e Maleve” bashkë me “Buqetën” 250 miliardëshe të Bankës së Shqipërisë, do përqafohen mes tyre, ku financimet nga bankat e qytetit do rrjedhin si uji i Valbonës në bjeshkë, megjithëse nuk do sigurohen dot, se atje s’ka tituj pronësie. Dhe kështu, investimet bujqësore në sera, agro-përpunim, agroturizëm apo akuakulturë do parakalojnë investimet juridike, shkencore dhe artistike të profesion-istëve të lirë që mbeten përsëri me gisht në gojë. Buqeta e bankave nuk është për ta. Ajo do ngjitet për t’iu “dhuruar” maleve. Ndërsa “Paketa e Maleve” nga ana e saj ka mbërritur në Parlament dhe pritet të trajtohet nga deputetët e shumtë bujqësidashës me respektin e merituar parazgjedhor.
“Paketa e Maleve” bart edhe një mision gjuhësor përveç atij zhvillues ekonomik. Po ta etimolo-gojmë me metodën “Dalipaj” ajo mund të interpretohej: “t”-ja bie duke u shkrirë në “M”-në që bëhet “H”, ndërsa “e”-ja lidhëse është “eh” pasthirrmë keqardhjeje (ç’e gjeti të shkretin!) që tregon përfundim. Dhe kështu, togfjalëshit “Paketa e Maleve” do t’i dilte origjina e vet politike: “Pak e ka (të përfundojë) haleve.”