
Foto ilustuese
Një sherr i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme midis disa të rinjëve në fshatin Metamorfosi, Greqi. Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshjeje me armë të ftohta, kaçavidë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Mediat greke bëjnë me dije se mes të plagosurve është dhe një 19-vjeçar shqiptar, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marr kujdesin e nevojshëm. Nga kjo përleshje janë arrestuar shtatë persona, ku mes tyre 4 janë të rritur dhe tre të mitur, ndërsa aryesja e sherrit nuk është zbuluar ende.
Sakaq, autoritetet janë duke punuar për zbulimin e rrethanave të sherrit që ka ndodhur.
Sondazh
Poll