Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, përfundon me urgjencë në kujdesin intensiv

Shkruar nga Newsbomb
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, është në gjendje kritike për jetën. Lajmin e ka bëtë të ditur Kisha Orthodokse e Shqipërisë të lajmëruar nga spitali “Ungjëllizimi” në Athinë ku kryepeshkopi po qëndron i shtruar prej disa ditësh.

Në njoftim thuhet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe se tashmë ai ndodhet në intubim.

Kryepeshkopi Anastan Janullatos është shtuar fillimisht në spitalin e Tiranës teksa kishte paraqitur shenja gripale. Gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Athinës për të marrë një trajtim më të specializuar.

Trasferimi i tij për në Athinë u krye nga një një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Athinë, 10.01.2025

Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Nga administrata e spitalit”, thotë njoftimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese