Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përjashtohet nga Policia e Shtetit oficeri i krimeve Tiranë, Rrumbullaku: Hetim të thelluar për drejtuesit e Komisariatit Nr. 4

Shkruar nga Newsbomb
Përjashtohet nga Policia e Shtetit oficeri i krimeve Tiranë,
Arrestimi i Oficerit të Krimeve në Tiranë/ Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar nga Policia e Shtetit, Oficerin e Krimeve në Tiranë, në komisariatin nr.4, Kastriot Palushi.

Palushi u arrestua në flagrancë ditën e djeshme nga efektivët e AMP pas një hetimi intensiv  ku u zbulua se ky punonjës policie duke shfrytëzuar postin dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar shumën prej  50 mijë lekësh për të favorizuar palën nga një përgjegjësi penale.

Përjashtohet nga Policia e Shtetit oficeri i krimeve Tiranë,
Kastriot Palushi

Rrumbullaku ka firmosur  masën disiplinore “përjashtim nga policia” për 35-vjeçarin, oficer krimesh pranë komisariatit nr. 4 pasi u arrestua dje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për një punonjës, për të cilin Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin në flagrancë, në vijim të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, përjashtimi i nënkomisar , Kastriot Palushi me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë."

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, kërkoi nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, kryerjen e një hetimi të thelluar disiplinor, jo vetëm për punonjësin e policisë, por për të gjithë sistemin drejtues të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë.

“Duhet të evidentohet shumë qartë, me një punë të shpejtë dhe profesionale, e gjithë përgjegjësia e linjës drejtuese për sa i përket rastit konkret, duke marrë masat përkatëse. Drejtuesit e strukturave ngarkohen me përgjegjësi direkte për veprimet e tyre dhe të vartësve, ndaj kërkoj një verifikim të plotë të rastit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë”, - u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Arrestimi i oficerit të krimeve është bërë në flagrancë nga efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Surrel në momentin që 35-vjeçari kishte shkuar për të marrë shumën e parave me vlerën prej 50 mijë lekësh të reja që kishte kërkuar nga pala tjetër. Oficeri i krimeve në komisariatin nr. 4 duke shfrytëzuar postin dhe atributet e policisë gjyqësore, kishte kërkuar shumën e lekëve për të favorizuar palën nga një përgjegjësi penale.

Por siç duket edhe në pamjet e publikuara nga AMP, Kastriot Palushi e ka pikasur që kishte rënë në "grackë" dhe është përpjekur të arratisej duke vrapuar me shpejtësi. Pasi u arrestua, mësohet se Palushi ka mohuar se po kryente korrupsion në funksion të detyrës, por se ndodhej aty për të marrë disa para.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese