
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të së hënës në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras. Policia bën me dije se rreth orës 02:00 automjeti me drejtues shtetasin K.M, 43 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 43-vjeçari, banues në Bushnesh, Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton Policia.