Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, në vetëm pak orë dy viktima dhe disa të plagosur si pasojë e aksidenteve

Shkruar nga Newsbomb
Përgjaken rrugët e Shqipërisë, në vetëm pak
Automjetet e aksidentuara ne Dimal

Një tjetër aksident me pasojë vdekje është shënuar në vendin tonë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Dimal, ku mjeti tip “Hyundaj” u përplas me mjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin A.G, 41 vjeç.

Fatkeqësisht si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 78-vjeçari me ininciale S.G, i cili ishte pasagjer në mjetin me drejtues 41-vjeçarin.

“Arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip "Hyundaj", është përplasur me mjetin tip "Seat", me drejtues shtetasin A. G.,  41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip "Seat", njofton Policia.

Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të hëne një tjetër aksident i rëndë u shënua në aksin “Vorë-Fushë Krujë”. Ashtu si dhe raportuam më herët, dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë  mbetën disa persona të plagosur.

Shoferi i automjetit tip “Benz”, që ishte duke shkuar për në Fushë-Krujë u përplas me mjetin tip “Audi” që po lëvizte në drejtim të Vlorës.

Dy mjetet u përplasën “kokë më kokë” dhe si pasojë mbetën të plagosur shoferët si dhe pasagjerët që ndodheshin në dy automjetet. Menjëherë ata u nisën drejt spitalit për ndihmë mjekësore, sakaq theksojmë se gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, në vetëm pak
Pamje nga aksidenti

Jo më larg se dy orë më parë, Policia e Fierit bëri me dije se rreth orës 08:20 një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij përplasi për vdekje një 79-vjeçar.

Burime për mediat bënë me dije se shkak i këtij aksidenti është bërë fakti se i moshuar nuk kaloi në mbikalim, por tentoi që të kalonte mbi trafikndarëset.

“Rreth orës 08:20, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.  Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia më herët.

Sakaq theksojmë se ditën e djeshme përmes një njoftimi zyrtar Policia Rrugore u bëri apel shoferëve që të tregojnë kujdes në akset e vendit si pasojë e kushteve klimatike jo të favorshme.

“Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës dhe në mot me shi , por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë  duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese