Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet sërish nga flakët spitali i Shkodrës, pacientët largohen të panikosur

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet sërish nga flakët spitali i Shkodrës,
Zjarri ne Spitalin e Shkodres

Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Shkodrës pasditen e sotme.  Zjarri ka rënë fillimisht në katin nëntokë të spitalit duke u përhapur masivisht në pjesën tjetër të godinës.

Mësohet se dhoma ku ka rënë zjarri është depoja farmaceutike e Spitalit rajonal të Shkodrës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur me urgjencë në godinën e spitalit ku po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet ende nëse ka pacientë të lënduar. Detaje të tjera priten në vijim për zbardhejn e shkakut të zjarrit në spitalin e Shkodrës.

Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës. Reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës u përfshi nga një zjarr masiv më 13 janar të këtij viti, por ende edhe sot nuk u zbulua shkaku i zjarrit.

Flakët kanë përfshirë dhomën e një mjeku dhe shkak mendohet të jetë bërë lënia ndezur e ngrohëses në dhomën e mjekut, e cila dyshohet se ka shkaktuar shkëndije elektrike. Zjarri u fik në kohë rekord nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përfshihet sërish nga flakët spitali i Shkodrës,
 
Përfshihet sërish nga flakët spitali i Shkodrës,
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese