Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga zjarri automjeti në Koplik

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga zjarri automjeti në Koplik
Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në dalje të qytetit të Koplikut. Sipas asaj që blutë e Shkodrës raportojnë mësohet se automjet ka marrë flakë e është djegur për shkak të një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.

“Rreth orës 15:20, në dalje të qytetit të  “Koplikut", dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, automjeti me drejtues shtetasin A. C. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies”, njoftimi i Policisë Shkodër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese