Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Spitali Memorial. Sipas informacioneve të bëra me dije nga policia dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, automjeti me drejtues një 28-vjeçar ka marrë flakë.
Fatmirësisht si pasojë pati vetëm dëme materiale, ndërkohë i riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Fier-Spitali Memorial", në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin L. K., 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.