Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët për herë të dytë banesa në Lushnjë, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët për herë të dytë banesa
Lushnje

Një banesë është përfshirë sërish nga flakët mesditën e kësaj të marte, në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se zjarri ka rënë në banesën e një të moshuare të paralizuar, e cila është shpëtuar nga ndërhyrja e shpjetë e zjarrfikëseve.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar një dhomë e banesës, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike. Mësohet se kjo është hera e dytë që banesa përfshihet nga flakët.

Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes për të shuar flakët dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese