Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, shkaktohen dëme të shumta materiale

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, shkaktohen dëme
Foto ilustruese

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kadri Qystri” ku mësohet se zjarri ka rënë në një nga dhomat e banesës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të objektit.

Shkak i flakëve dyshohet një avari në linjën elektrike. Në vendngjarje ndodhen dy automjete të zjarrfikëse, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese