Hapësire reklamuese


Aktualitet

Përfshihet në aksident makina e shtabit të Ilir Alimehmetit, demokrati sqaron DINAMIKËN e ngjarjes: Një automjet bëri manovër të gabuar…

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet në aksident makina e shtabit të Ilir Alimehmetit,
Pamje nga aksidenti, Ilir Alimehmeti

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Rinasit ku është përfshirë dhe një automjet që i përket shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, teksa është përplasur me një tjetër automjet.

Kandidati për depuet, Alimehmeti ka qenë i ftuar ditën e sotme në Neës24 teksa ka dëklaruar se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar rëndë.

Ndër të tjera ai tha se në aksident ishte përfshirë një pjesëtare e shtabit të tij, ndërsa shkak për përplasjen mësohet të jetë një manovër e gabuar e një automjeti të tretë.

Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja.

Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim”, tha Alimehmeti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese