Ervis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është personazhi që ka bërë bujë më shumë në kërkesën e prokurorisë së posaçme SPAK. Jo vetëm për goditjen e personazhit, por edhe me miliona eurot që iu gjendën në banesë, ekzaktësisht 3 milionë euro. Këto para u kapën në Durrës në banesën e tij.
Gazetarja Klodiana Lala që ka ndjekur operacionin e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, ka zbardhur disa përplasje të këtij personazhi. E ka konsideruar si “pikë kyçe” kompleksin e Fatmir Troplinit, që ka nip Ervis Doçin.
SPAK sipas gazetares ka pamje të kompleksit ku pretendohet se hynin e dilnin personazhe që takoheshin me grupe kriminale. “Mes tyre ka edhe politikanë”, evidentoi gazetarja.
“Troplini është në përplasje shumë të forta me Shullazin sepse ai i vuri gjobë para shumë vitesh, ai nuk e pagoi…Dhe në kundërpërgjigjie u vra shoku i ngushtë i Emiljano Shullazit, Edison Harizaj ose “Edison Faqedjeguri”. Në gjithë këtë histori, është interesante që në gjithë kompleksin e Troplinit është marrë DVR-ja, në informacionet që SPAK ka, në atë biznes, vilë quaje si të duash, rezulton të kenë hyrë personazhe nga më të jashtëzakonshmit.
T’ja lëmë SPAK-ut. Përfshirë dhe politikën. Krimi nuk diskutohet! Personazhe nga më të jashtëzakonshmit. Në zonën e Shkozetit, të paktën 2 km e zonës janë të monituara nga kamerat”, tha Lala ndër të tjera për “Opinion”.