Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfitoi para duke mashtruar qytetarët se do iu siguronte kontrata pune, arrestohet norvegjezi në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Përfitoi para duke mashtruar qytetarët se do iu siguronte kontrata
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar norvegjez ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar shuma të ndryshme parash.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale "Mashtrimi".   

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t'i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Pakti". 

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale "Mashtrimi".   

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t'i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese