
Ka rënë në prangat e policisë një 29-vjeçar i cili kishte përshtatur lokalin e tij në Kurbin për lojra fati. 29-vjeçari, Renato Veseli kishte kthyer lokalin në një vend ku luanin Poker, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 persona të tjerë të cilët ndodheshin në ambientet e brendshme në momentin që policia bastisi lokalin në Kurbin.
Në lokal u sekuestrua një tavolinë Pokeri, sendet e tjera si dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
“Kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për të luajtur Poker, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal.
Sekuestrohen 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Kurbin ka kapur dhe arrestuar në flagrancë pronarin e ambientit, shtetasin R. V., 29 vjeç banues në Milot.” - njofton policia.