Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përdhunoi të miturën, justifikohet pedofili shqiptar në DailyMail: Mendova se ishte punonjëse seksi

Shkruar nga Newsbomb

Përdhunoi të miturën, justifikohet pedofili shqiptar në

Gjin Gjergji  është 52 vjeçari shqiptar i dënuar për pedofili në Shqipëri, i cili nuk mund të depërtohet nga autoritetet angleze. Mësohet se Gjergji është dënuar me 6 vite burg në vendin tonë, për përdhunimin e një të miture 15 vjeç, në vitin 2015.

Sipas prestigjozes britanike DailyMail, ai e ka kryer këtë dënim, por nuk ka kryer dënimin për falsifikim dokumentesh që i kanë dhënë mundësinë e azilit politik në Britani. 

Ndërkohë që mësohet se pas mbarimit të dënimit, Zyra e Emigracionit ka verifikuar të dhënat e 52-vjeçarit, nga ku rezulton se ai ishte me shtetësi shqiptare por kishte mashtruar autoritetet.

Ndonëse Zyra e Emigracionit kërkoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, një vendim i gjykatës angleze e hodhi poshtë këtë kërkesë me pretendimin se është e padrejtë që 52-vjeçarit t’i hiqej statusi i azilantit politik mbas 20 vitesh.

Nisur nga botimi i DailyMail, Gjergji u largua nga Shqipëria drejt Britanisë në vitet 2000, me dokumente të falsifikuara si shtetas kosovar me arsyetimin se po ikte nga lufta.

Në kontaktin që ka pasur me 52-vjeçarin, ai është shprehur se në Britani ka gjetur jetën e ëndrrave dhe nuk do të kthehej në Shqipëri pasi atje ka njerëz të këqij. Reagimin e tij, prestigjozja britanike e ka cilësuar si një ironi ndaj mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë në Britani.

“Unë jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në Britani sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu. Kam të drejtë të jetoj në Britani, kam një familje këtu. Vendlindja ime është e rrezikshme, ka njerëz të këqinj atje”, tha ai në komunikimin me DailyMail.

Ndërsa shton se pavarësisht kësaj deklarate, pedofili shqiptar ka ndërmend që të vizitojë nënën e tij të moshuar dhe të afërmit e tjerë në Shqipëri sapo ti arrijë pasaporta e re britanike.

I pyetur në lidhje me përdhunimin e të miturës, ai shprehet se nuk ka qenë në dijeni që ka qenë e mitur, pasi ka menduar se është një punëtore seksi. Ndërkohë që ka refuzuar të komentojë më tej mbi rastin në fjalë, duke thënë:

“Gjithçka ka përfunduar tani, Çfarë doni më shumë?”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese