Kryetari i KMSH, Bujar Spahia pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat ai uroi shqiptarët dhe besimtarët myslimanë në mbarë botën ndërsa bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.
“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës”
Po ashtu Spahiu u pyet dhe për faktin se pse nuk është hapur ende xhamia e Namazgjasë.
“Ky Bajram është një festë ku ne agjëruam 30 ditë për Zotin. Sot kemi të drejtën e plotë për të festuar me të gjithë njerëzit, për ta bashkëndarë këtë festë. Gëzuar Fitër Bajramin shqiptarëve dhe popujve anë e mbanë botës. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i marrë këta njerëz.”, - tha Spahiu.