Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Për herë të parë një linjë ajrore posaçërisht për qentë, ja ku do të nisë fluturimi

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë një linjë ajrore
Foto ilustruese

Nuk ishte dëgjuar më parë, por është e vërtet. Kompania ajrore “Bark Air” ka njoftuar se nga data 23 Maj do të nisë fluturimin e parë  linja ajrore e re e krijuar posaçërisht për qentë.

“Bark Air” që e quan veten eksperienca e parë e udhëtimit ajror në botë e krijuar posaçërisht për qentë, po ofron një përvojë të nivelit të lartë për qentë dhe pronarët e tyre që duan të largohen me avion.

Linja ajrore fillimisht do të lidhë Londrën dhe New York dhe New York me Los Anxhelosin.

Shpeshherë qenve iu mohohet udhëtimi, iu kufizohet në një çantë të vogël, ose durojnë stresin e fluturimit. Duke ditur këto sfida dhe kërkesën në rritje për një zgjidhje të arritshme, Bark Air paraqet një opsion më të mirë për qentë që udhëtojnë me pronarët e tyre”, - thuhet në një njoftim nga kompania.

Qentë janë të lirë kur ndodhen në bord dhe lejohen të shfrytëzojnë sa më shumë ndenjëset, shtretërit, xhirot dhe çdo pjesë tjetër të avionit ku mund të ngjiten. Ashtu si rregullat e rripit të sigurimit në çdo fluturim standard, qentë duhet të qëndrojnë në pritje, ndërsa avioni është duke fluturuar, apo kur pritet ndonjë turbulencë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese