Hapësire reklamuese

Aktualitet

Për herë të parë në jetën universitare shqiptare, mblidhen në Universitetin e Durrësit rektorë e akademikë nga 7 vende të Europës

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë në jetën universitare shqiptare,
Universiteti Aleksander Moisiu Durres

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizon më 19-21 mars, Konferencën e Aleancës Evropiane Universitare STARS EU, nën moton: “Research the World, Reach the STARS.”

UAMD mirëpret në këtë event të rëndësishëm akademikë, kërkues shkencorë, rektorë e presidentë universitetesh, përfaqësues të lartë nga tetë shtete evropiane partnere, si Han Polman, Komisioner i Shtetit Holandez, drejtues bashkie, përfaqësues të trupit diplomatik, bizneseve evropiane dhe shqiptare, folës të nivelit të lartë evropian, studentë dhe ideatorë inovativ.

Ky event është i rëndësishëm edhe për qytetin e Durrësit, pasi për herë të parë akademia evropiane do mblidhet në këtë qytet e shumë përfaqësues të bizneseve nga tetë shtete evropiane do vizitojnë institucione të veprimtarisë ekonomike si Autoriteti Portual i Durrësit, Kompania e Teknologjisë së Informacionit “PERISO”, etj.

Një aktivitet i tillë i përmasave evropiane sjell edhe njëhsimin e aktitivetit universitar me jetën e qytetit, duke i dhënë Durrësit statusin mëse të merituar si qytet i vërtetë universitar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese