Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Për hajër ura e madhe e Kukësit”, kryeministri Rama ndan PAMJET me dron

Shkruar nga Newsbomb
“Për hajër ura e madhe e Kukësit”, kryeministri Rama
Ura e re e Kukësit

Ditën e sotme me një ceremoni me këngë dhe valle u hapur ‘Ura e madhe e Kukësit”. Për projektin e urës janë dashur 5 mijë e 300 tonë çelik, vetëm për konstruksionin e saj. Ajo është vepra më e madhe e këtij lloji në Shqipëri dhe ura me harkun më të lartë në Evropë, 67 metra e lartë.

Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga Kukësi ku shihen automjetet e para që lëvizin në ditën e parë të hapjes së urës. E kapur me dron, shihen pamje spektakolare nga ura e re më e madhe në vend. Kryeministri Rama e ka shoqëruar me një koment pikant për të gjithë ata që dyshuan dhe hodhën pretendime se ura u dëmtua dhe i lëvizën këmbët.

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSITDhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese