Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pensionistët nuk dorëzohen, dalin sërish në protestë para Kryeministrisë: Më keq se sot nuk do bëhemi

Shkruar nga Newsbomb
Pensionistët nuk dorëzohen, dalin sërish në protestë
Foto ilustruese: Pensionistet ne proteste

Pensionistët janë mbedhur sërish para kryeministrisë për të protestuar për rritjen e pensioneve të tyre.

Ata ankohen se me pensionet aktuale nuk përmbushin dot as kushtet minimale të jetësës dhe kërkojnë rritje sa për të pasur një jetë të denjë. Pensionistët thonë se paratë që marrim nuk mbulojnë as shpenzimet mjekësore për ilaçe e as për blerjen e ushqimeve bazë.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë. Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare. Shtresa e tretë ka vuajtur në kohën e Enverit dhe të Hitlerit. Na iku Enveri, erdhi Hitleri. Ku jeni o shqiptarë, fëmijët tanë të vijnë të votojnë për ta hedhur këtë”, tha një e moshuar.

“Pensioni social 500 euro. Ky na do vetëm votën. Vërtetë na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike, na ka bërë me oksigjen, por ama ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen, t’ia heqim tubat këtij. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, tha një tjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese