Hapësire reklamuese


Aktualitet

Pengmarrje në Tiranë? Policia sqaron ngjarjen: Një person e futën me forcë në makinë...

Shkruar nga Newsbomb
Pengmarrje në Tiranë? Policia sqaron ngjarjen: Një person e
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e mbrëmjes së sotme ku u raportua se një person u mor peng në kryeqytet.

Sipas njoftimit policia raporton se ka shoqëruar në komisariat katër persona të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Sheshit Shqiponja.

Të shoqëruar janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes. Pas largimit nga lokali ku po qëndronin, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet.

Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht, të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariatin Nr.3, katër persona, të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës. Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes.

Pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet. Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht, të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese