Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“PE të kthejë sytë nga Shqipëria, situata po degradon”, deputetët e opozitës protestë përpara Parlamentit Europian

Shkruar nga Newsbomb
“PE të kthejë sytë nga Shqipëria, situata po
Pamje nga protesta opozitare ne Strasburg

Deputetët e opozitës  kanë thënë fjalën e tyre përpara Parlamentit Europian. Ata po lobojnë fort që zëri i tyre të dëgjohet dhe Europa të kthejë sytë nga Shqipëria pasi sipas deputetëve, demokracia dhe shteti i së drejtës është rrëzuar dhe po ngrihet vrullshëm diktatura.

Dukie nisur nga Saimir Korreshi, Elda Hoti, Edmond Spaho, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi, Edi Paloka të cilët janë disa prej deputetëve të pranishëm në Strasburg që kanë thënë fjalën e tyre për mediat.

Deputetja Dhurata Çupi ndër të tjera ka thënë se përfaqësuesit europianë janë të shokuar nga realieti shqiptar pasi janë vendosur përpara provave dhe fakteve nga grupi ynë opozitar. Një ndër çështjet më delikate, Çupi ka prekur procesin zgjedhor pasi në Shqipëri nuk ka një institucion që mund të garantojë më proçese të drejta dhe të barabarta.

Do doja edhe për ju të deklaroja që gjatë një takimi të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që ishte në takim komunikonte me fjali të tilla që ne jemi të surprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria. Sigurisht grupi parlamentar ka dosje, ka dokumentacion të plotë, ku në kontakte me ndërkombëtarët iu ka paraqitur se çfarë ndodh në Shqipëri.

Në Shqipëri sot nuk kemi demokraci funksionale. Në Shqipëri nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri nuk kemi pushtete të ndara. Në Shqipëria disa muaj para zgjedhjeve kemi një opozitë në kushte të pabarabarta sa i takon futjes në fushatë elektorale me qeverinë. Sot një qeveri dhe një kryeministër totalisht në funksion të fushatës dhe një kryetar opozitë të izoluar”, deklaroi Çupi.

Fjalën e kanë patur dhe disa deputetë të tjerë ku ndër të tjera kanë thënë se Shqipëria nuk ka më ligj e Kushtetutë, nuk ka më zgjedhje të ndershme dhe sipas tyre vendi qeveriset nga një kryeministër që po përpiqet të eleminojë cdo kundërshtar politik.

Edi Paloka: Ne jemi në diktaturë. Krimi i organizuar siguron votat për qeverinë e Ramës. Kjo është diktatura më e shëmtuar që kemi parë. Nuk është e vërtetë që Edi Rama ka mbështetje ndërkombëtare. PE të kthejë sytë nga Shqipëria, situata po degradon.

Saimir Korreshi: Zëri ynë duhej të sillej deri këtu. Ka një lloj kureshtjeje dhe sensibilizim nga eurodeputetët. Momenti më i mirë për të përcjellë grisjen e Kushtetutës dhe shkrirjen e pushtetit në një dorë të vetme.

Bledian Nallbati: Stop manipulimit të drejtësisë! Protestat e opozitës në Shqipëro është shprehje e revoltës së popullit, ndërsa kjo e sotmja është fushatë sensibilizimi për t’u bërë me dije eurodeputetëve se Shqipëria nuk është më një vend demokratik ku drejtësia përdoret me regji për të goditur opozitën.

Edmond Spaho: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Një nga mesazhet që duam të përcjellim në PE është domosdoshmëria për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, sipas standardeve të OSBE-ODIHR. Kryeministri Edi Rama ka lidhje me krimin dhe vullneti i votuesve është deformuar, në përputhje me dëshirat e kryeministrit dhe grupit që ai përfaqëson.

Xhelal Mziu: Eurodeputetët duhet të dinë me fakte se si, është instaluar diktatura në Shqipëri.

Se si lideri i opozitës, i cili pa asnjë fakt dhe argument është në arrest shtëpie. Se si një tjetër drejtues i opozitës, ish-president dy ditë më parë u arrestua si kriminel. Se si një deputet, për herë të parë në 34 vite që dënohet, se pse denoncoi se vëllai i ministrit është i dënuar në Itali.

Se si, sot një eurodeputet, iu heq e drejta e marrjes së mandatit në Himarë dhe se si janë vendosur në një trysni të jashtëzakonshme jo vetëm deputetët, por edhe qytetarët se si kjo mazhorancë të marrë mandatin e 4-të.

Ardhja jonë në Strasburg është një mënyrë shumë e mirë për të sensibilizuar. Në takimet që kemi pasur, eurodeputetët janë shokuar për atë se çfarë ndodh në Shqipëri, dhe jam absolutisht i bindur se, do të ketë një reagim i eurodeputetëve për atë që ndodh në Shqipëri.

Aksioni opozitar do të vazhdojë, sapo të rikthehemi në Shqipëri, data 29 është një protestë në rang qarqesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese