Nga Klodiana Lala
Elia fshehu kryet mes duarve teksa u ulur në stol priste që Gjykata t’i jepte një urdhër mbrojtje, ndaj njeriut me të cilin ndau tetë vite të jetës së saj, e prej të cilit, mori një vajzë e shumë pasuri. Patjetër në mendjen e saj rrotulloheshin ngjarjet një e nga një: mos vallë u nxitova? Ma bëri borxh me daljet publike me fotografen për të më dëmtuar imazhin? Po tani, a do të na bëjë mirë, a keq, ky sherr që mori përmasa të papara ndonjëherë më parë?
E ndërsa e ëma Yllka Mujo i qëndronte pranë, vajza, që më parë mbante titullin honorifik Princeshë, kishte shumë dilema që, - më shumë se kush kishte apo kush nuk kishte të drejtë, - do të kishte pasoja të rënda për atë që vinte më vonë.
Jo më Tiara nuk kishte, por, nëse Princi do të tregohej i pamëshirshëm, humbiste gjithçka për të cilën kishin rënë dakord në fillim të janarit, pra as dy muaj nga kjo ngjarje që mori përmasa publike e mediatike sa ata vetë nuk e kishin imagjinuar.
Ajo dhe Leka në janarin e këtij viti ishin paraqitur pranë noteres për të zgjidhur martesën mes tyre; madje kishin vendosur që gjithçka të ishte konfidenciale: që nga mënyra sesi do të rrisnin vajzën e tyre Geraldinë, e deri tek përfitimet financiare që do të kishte Elia dhe e bija. E ndërsa në aparencë dukej se gjithçka po shkonte mirë, nën “rrogoz”, ujërat lëvrinin si të tërbuar.
Për herë të parë, revista Newsbomb.al nxjerr në dritë dokumentet që mund të jenë bërë shkak për këtë sherr të madh të ish-çiftit Mbretëror…
Që prej majit 2021, Princi Leka firmosi me 29 vjeçarin Houard Malo, administratorin e kompanisë “Met Invest” një kontratë të majme sipërmarrjeje, ku për shkak të pronësisë mbi truallin, Princi përfiton disa mijëra metra katrorë ndërtim në godinën që po lartësohet pas ish-hotel Dajtit, mes rrugës “Myslym Shyri” dhe bulevardit “Zhan D’Ark”. Kur i kanë bërë bisedat me ndërtuesin kanë qenë bashkë. Ndoshta nuk e kanë menduar se çfarë surprizash do t’u rezervonte jeta të dyve. Godina ngrihet ngjitur me Pallatin Mbretëror, ndaj planet e çiftit ishin po ashtu ambicioze.
Kontrata e firmosur mes palëve parashikon që nëna e përfitueses, Elia Zogu Zaharia ka të drejtën e përdorimit si banesë të apartamentit për gjithë jetën, edhe pasi përfituesja, në këtë rast Geraldina, të jetë në moshë madhore. Veçse, Elia do të humbasë këtë të drejtë mbi apartamentin, nëse krijon një marrëdhënie të re martesore, ose bashkëjetesë. Pra thënë shkurt e shkoqur, Elia, në asnjë rast nuk mund të fusë një mashkull tjetër në shtëpinë që Leka ka vendosur ti japë vajzës së tyre Geraldina.
Nëse do të kërkojë të bëjë diçka të tillë, do të duhet të kthehet tek shtëpia e prindërve të vet, Gjergjit dhe Yllkës...
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 32-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!