Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj kanë ankimuar kontrollet e ushtruara në banesën e tyre nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Avokatët e bashkëshortes dhe vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt kanë ankimuar kontrollet e oficerëve të BKH-së duke prentenduar se janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.
“Kontrolli i BKH-së në shkelje të ligjit”, pretendojnë avokatët e familjarëve të Veliajt.
Kujtojmë se mëngjesin e 6 dhjetorit, oficerët e BKH-së trokitën në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj ku dhe bënë të mundur sekuestrimin e telefonit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Më pas ata shkuan në banesën e vëllait të Veliajt, Arbër Veliajt si dhe te selia e galerisë “Harabel” në pronësi të bashkëshortes së të parit të Tiranës.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, efektivët përveç telefonit të Xoxës gjetën dhe sekuestruan dokumenta e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura lidhur me pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij.
Avokatët e tyre menjëherë pas momentit të kontrolleve pretenduan se sekuestrimi i dokumentave të cilat nuk ishin të përpiluara në kërkesën e SPAK ishte në kundërshtim me ligjin. Lidhur me këtë jo më larg se tre ditë më parë, në emisionin e së hënës në “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala bazuar në atë çfarë ligji e thotë qartë u shpreh se nëse oficeri konstaton në banesë, apo ambient zyre një provë e cila mund të shërbejë për hetimin atëhere ligji i ka dhënë të drejtën që ta sekustrojë.
Ky fakt u konfirmua më pas edhe nga ish-prokurori Eugen Beçi, i cili fillimisht kundërshtoi gazetaren, mirëpo më pas pranoi se Lala ishte komfort me ligjin.
“Zoti Fevziu, ka të drejtë zonaj Lala. E pranova sfidën dhe po e shpjegoj. Në bazë të nenit 207 të Kodit Penal thuhet: " Sekuestrimi gjatë kontrollit të banesës bëhet me kusht që të jetë përcaktuar në vendim për lejimin e kontrollit në ccdo send". Pika e dytë : "Sendet e tjera të gjetura gjatë kontrollit që nuk përfshihen në vendimin përkatës për që lidhen me të njëjtën vepër penale mund të sekeustrohen”, tha Beçi.