
Janë zbardhur emrat e personave që u vunë në hetim nga SPAK pas megaoperacionit të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, ku u bë i mundur zbërthimi i grupit kriminal italo-shqiptar të cilët pastronin para përmes një rrjeti restorantesh.
SPAK njoftoi ditën e djeshme se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firences, koordinuar nga Eurojust janë kryer kontrolle në katër qytete të vendit tonë si dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë.
Gjatë hetimeve është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe disa biznese të ndryshme. Gjithashtu organi i akuzës njoftoi se po vijon puna për mbledhjen e provave dhe përgjegjinë penale të subjekteve nën hetim.
Shqiptarë që janë në hetim janë: Albiona Ziaj 39 vjeçe, banuese në Firence, Gazment Kociu 50 vjeç, Redon Marku 40 vjeç, Samir Houjeiri 39 vjeç, Eros Gjona 34 vjeç dhe Orkes Kamami 35 vjeç. Ndërsa mediat italiane raportojnë se në krye të këtij grupi qëndronte Eluert Kamami 40 vjeç nga Elbasani.
Lista e plotë e bizneseve: Osteria del Proconsolo, Il Cavallino, Gustavino Enoteca Ristorante, Braceria dei Tre Amici, Ponte Vecchio, Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria, Bisteccheria Santa Croce, Trattoria de Pitti, Orcagna, Hosteria Antico Bottaio, Sasso di Dante, Santa Maria Novella, Casa del Vin Santo, Osteria da Caterina, Locanda Fiorentina, Trattoria Giovanni, Lo Spuntino di Pesce, Museo della Bistecca, Osteria San Fiorenzo, Borgo Saccardi, Tre Pepi, Osteria Le Pietre Bisteccheria, La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro), Cimatori 30 Osteria, Il Caminetto, Palapa, l’hotel Ferdinando II De’ Medici, il bed & breakfast Black 5 Florence.
Kujtojmë se newsbomb.al njoftoi pak ditë më parë se nëntë të dyshuar, duke përfshirë edhe ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela, dy shqiptarin Eluert Kamami, po hetohen nga drejtësia italiane në kuadër të operacionit në bashkëpunim me SPAK.
Eluert Kamami konsiderohet si “truri” i organizatës, i cili ka përvetësuar dhjetëra pasuri në qytetet italiane. Në tërësi, hetuesit e Drejtorisë Antimafia të Qarkut besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës, për rreth 13 milionë e gjysmë euro.
Në veçanti, hetuesit kanë trokitur në derën e Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria - të konsideruara si një lloj baze ku mund të rrjedhin paratë e zeza, Trattoria Giovanni, La Bistecca Osteria Fiorentina, Ponte Vecchio, Bistecchia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna, shumica e të cilave u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.
Sipas rindërtimit akuzues, Kamami ka krijuar një shoqatë kriminale në Firence duke ofruar vende për grumbullimin e shumave të devijuara gradualisht nga restorantet, duke bërë që paratë të dilnin nga bizneset në mënyrë të paligjshme: thjesht kur paguheshin paratë për shërbimin, nuk është priteshin fatura tatimore.
Grupi mendohet se ka qarkulluar rreth një milion e gjysmë euro cash. Paratë më pas përdoreshin, të paktën pjesërisht, për të paguar punonjësit pa i deklaruar dhe pjesa tjetër për t'u riinvestuar në blerjen e bizneseve të restoranteve në qendër të Firences. Por drejtuesit e organizatës – Kamami dhe Bigi sipas hetuesve – blenë edhe mallra personale luksoze si tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.
Paratë janë përdorur gjithashtu për të blerë 50 për qind të aksioneve të Ischia Calcio midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 me çmimin zyrtar prej rreth 9 mijë euro. Megjithatë, paratë që janë dhënë nën dorë janë me mijëra më shumë se kaq.