Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas zjarrit të 11 shkurtit, rikthehet në funksion urgjenca e QSUT-së

Shkruar nga Newsbomb
Pas zjarrit të 11 shkurtit, rikthehet në funksion urgjenca e
Urgjenca

Urgjenca e re në QSUT nga sot do të jetë në shërbim të qytetarëve. Punimet kanë përfunduar dhe dhomat në pavion të cilat ishin jashtë shërbimit që prej zjarrit të 11 shkurtit janë rikthyer në funksion.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë instaluar të gjithë dritat, ndërkohë janë duke u kryer dhe testimet për rikthimin e plotë të shërbimit të sigurt për qytetarët.

Kujtojmë se më 11 shkurt të këtij viti një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit, në katin e parë të urgjencës së re të QSUT-së, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Pas zjarrit Albana Fico tha se që të gjitha rastet e urgjencave do të devijojnë për tek spitali i Traumës dhe spitali “Shefqet Ndroqi” ose siç njihet ndryshe Sanatoriumi.

"Menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe Shefqet Ndroqin, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale", u shpreh Fico pas zjarrit të 11 shkurtit.

30 milionë lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një riekspertim të shkaqeve të zjarrit. Ekspertiza bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit janë parashikuar dhe si janë kryer punimet. Gjithashtu, janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese