Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas zhurmave dhe përplasjeve, Rama sot në Athinë për takimin me shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Pas zhurmave dhe përplasjeve, Rama sot në Athinë për takimin
 

Kryeministri Edi Rama ashtu si dhe është planifikuar prej ditësh sot do të vizitojë Athinën. Gjatë kësaj vizite Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që prej vitëesh jetojnë në vendin fqinj.

Më herët është thënë se kreu i qeverisë në Athinë do të jetë i shoqëruar nga rreth 150 persona, ministrat e kabinetit si dhe deputetë socialistë. Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i shoqëruar edhe nga disa prej kryebashkiakëve socialistë.

Përveç figurave politike në këtë takim të Ramës në Athinë nuk do të mungojnë as artistët. Një prej tyre është dhe Rigels Rajku, i njohur ndryshe edhe si Noizy. Reperi shqiptar i cili është një emër mjaft i njohur për industrinë e muzikës në vendin tonë, dhe jo vetëm, do të performojë ditën e nesërme për emigrantët shqiptarë. Ndërsa, pritet edhe pjesëmarrja e këngëtares së njohur Era Rusi.

Sipas axhendës, theksojmë jo zyrtare deri më tani, thuhet se kryeministri Rama do të mbajë fjalën e tij rreth orës 11:00 në stadiumin Galatsit, salla "Christmas Theatre".

Më pas gjatë ditës, Rama do të mbajë takime me bashkëatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë. Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Më herët raportuam se qeveria greke ka vënë në dispozicion të kryeministrit Rama një autoveturë tip “BMË” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Më herët është bërë me dije se Rama e nis vizitën me emigrantët në Athinë, më pas disa ditësh do të jetë në Itali, më pas në Londër dhe i përmbyll takimet në Gjermani.

Ky tubim është quajtur si provokim nga pala greke, pasi përkon pikërisht me ditën e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili tashmë bën një vit në qeli.

Ministria e Jashtme greke i kërkoi Ramës që për shkak se janë në fazë parazgjedhore, i kërkuan atij që të shtynte vizitën për në qershor. Gjë që nuk është pranuar nga Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese