
Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga ambientet e SPAK, i cili u paraqit mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga efektivët, ndërsa masa e tij është “arrest me shtëpi”.
Abule është marrë në pyetje për rreth 3 orë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si person nën hetim në lidhje me dosjen “Veliaj”.
Elman Abule është arrestuar nga policia më 10 shkurt, ditën kur dhe kryebashkiaku Erion Veliaj gjithashtu u vu nën pranga. Në fillim nga SPAK biznesmenit iu caktua masa e sigurisë me “arrest me burg”, ndërsa në seancën gjyqësore të 13 marsit iu zëvëndësua dhe është më në “arrest shtëpiak’’.
Kujtojmë se Abule është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt i akuzuar për pastrim parash, gjithashtu urdhërohet që të mos largohet nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.