Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas sherrit qëlloi me thikë babë e bir arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Pas sherrit qëlloi me thikë babë e bir arrestohet
Foto ilustruese

Është arrestuar 26-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme pas një konflikti ka qëlluar me thikë babë e bir në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër.

Në pranga ka rënë shtetasi A. M., 26 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), banues në Shkodër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.        

“DVP Shkodër arrestoi shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), banues në Shkodër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese